Kurti takohet me liderin opozitar të Irlandës së Veriut - Matthew O’Toole

  • A.P /
  • 28 February 2024 - 19:33
Kurti takohet me liderin opozitar të Irlandës së Veriut - Matthew O’Toole

Me liderin e opozitës në asamblenë e Irlandës Veriore, Matthew O’Toole, është takuar sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kurti ka thënë se me O’Toole ndër tjerash kanë folur edhe rreth rrezikut të mediave sociale për nxitjen e konfliktit në mes të komuniteteve.

“Një takim i ngrohtë dhe produktiv me liderin e opozitës Mattheë O’Toole. Në godinat e Kuvendit. Ne diskutuam për vlerat tona të përbashkëta social-demokratike, rëndësinë e të mësuarit nga e kaluara dhe rrezikun e shfrytëzimit të mediave sociale për të nxitur konfliktin midis komuniteteve”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)