Albin Kurti do të merr pjesë virtualisht në samitin në Tiranë

  • E.K /
  • 29 February 2024 - 09:18
Albin Kurti do të merr pjesë virtualisht në samitin në Tiranë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë virtualisht në samit sot në Tiranë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Për shkak të angazhimeve të mëparshme, kryeministri Kurti nuk do jetë i pranishëm fizikisht në samitin e sotëm në Tiranë. Megjithatë kryeministri Kurti do të jetë pjesë e samitit virtualisht përmes një video-adresimi”, ka thënë Kryeziu.

Përndryshe, sot në Tiranë mbahet Samiti rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

(Kosova Sot Online)