Prishtinë: Babai e rrah vajzën e tij të mitur, arrestohet i dyshuari

  • E.K /
  • 29 February 2024 - 09:22
Prishtinë: Babai e rrah vajzën e tij të mitur, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar dje në Prishtinë pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

E njëjta ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 27.02.2024 – 18:00. Viktima femër kosovare- e mitur, ka raportuar se babai i saj i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. E njëjta ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)