Osmani s’merr pjesë në samitin e sotëm në Tiranë, aty janë të ftuara qeveritë

  • E.K /
  • 29 February 2024 - 09:41
Osmani s’merr pjesë në samitin e sotëm në Tiranë, aty janë të ftuara qeveritë

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani ka sqaruar se nuk është paraparë pjesëmarrja e shefes së shtetit në Samitin BE – Ballkani Perëndimor, që mbahet sot në Tiranë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai i tha se Presidentja ka qenë e ftuar vetëm për Samitin Ukrainë – Europa Juglindore, që u mbajt dje.

“Presidentja Osmani ka qenë e ftuar vetëm për Samitin Ukrainë- Evropa Juglindore të datës 28 shkurt. Nuk ka qenë e paraparë pjesëmarrja e saj në takimin e kryeministrave më 29 shkurt për planin e rritjes”, tha Kupina.

“Aty janë të ftuara qeveritë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)