Kurti në Irlandën Veriore: Jam bërë copash për t’i praktikuar disa teori që i kam lexuar, shpresa rrezikonte të shuhej në Kosovë

  • E.K /
  • 29 February 2024 - 10:47
Kurti në Irlandën Veriore: Jam bërë copash për t’i praktikuar disa teori që i kam lexuar, shpresa rrezikonte të shuhej në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti e vizitoi mbrëmë “Queens University” në Belfast të Irlandës Veriore, ku ligjëroi dhe mori pjesë në një diskutim të zhvilluar me temë “Shtetndërtimi në Kosovë: Sfidat dhe Mundësitë”.

Kurti iu foli të pranishmëve për sfidat e Kosovës, ndërsa tha se ka pasur periudha kur ka pasur rrezik të humbte edhe shpresa, deri kur partia e tij erdhi në pushtet.

“Ka pasur periudha në historinë e fundit të Kosovës ku kjo shpresë rrezikonte të shuhej, me korrupsionin që shfaqej si kërcënimi kryesor. Megjithatë, në vitin 2019, kur qeveria jonë fitoi zgjedhjet tona të para, ne treguam se sa e qëndrueshme është kjo shpresë”, tha ndër tjerash ai.

Kryeministri foli për atë se çfarë do të thotë “të jesh besnik ndaj parimeve social-demokratike”, ndërsa tha se ka hequr shumë për t’i praktikuar disa nga teoritë që i ka lexuar dhe anasjelltas.

“Ndonëse nuk jam një akademik nga trajnimi, besoj se jam mjaft i përgatitur për të diskutuar temën e sotme, sepse e kam kaluar tërë jetën time duke punuar në të. Unë jam bërë copash në mënyrë alternative dhe jam bashkuar përsëri në përpjekjen për t’i praktikuar disa nga teoritë që kam lexuar, dhe për t’ë’i teorizuar disa nga përvojat që kam përjetuar. E kam përsuar”, tha Kurti.

Ai tha se është përpjekur të qeveris sipas parimeve socialdemokrate, ndërsa tha se qeveria e udhëhequr prej tij ka treguar “se si përparimi socio-ekonomik dhe përparimi demokratik shkojnë dorë për dore. Jo zhvillim pa demokraci, apo anasjelltas”.

Kurti foli për “suksesin në rritje” në reformat demokratike, për të cilin tha se “është dokumentuar në mënyrë të pavarur”.

(Kosova Sot Online)