Pejë: Një person goditet me sëpatë në kokë, arrestohet i dyshuari

  • E.K /
  • 29 February 2024 - 11:31
Pejë: Një person goditet me sëpatë në kokë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Pejë, pasi e kishte goditur me sëpatë në kokë një person, përcjell “Kosova Sot Online”.

Viktima me këtë rast ka pësuar lëndime trupore.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Pejë, me datë 28.02.2024, nga viktima është njoftuar se gjerë sa ishte në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë, ishte goditur me sëpatë në kokë nga një person, me ç ’rast i kishte shkaktuar lëndime. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe ka kryer shikimin e vendit ngjarjes. Pas një pune intensive të hetuesve me datë 28. 02. 2024, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari: – I. I. i lindur 1983. Pas intervistimit të dyshuarit nga hetuesit, me urdhër të Prokurorit shtetit i dyshuari është ndaluar për 48- orë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)