Deputetja e LVV-së ironizon me opozitën: Sigurimet shëndetësore janë kry pardje nga PDK-LDK-AAK

  • S.A /
  • 29 February 2024 - 12:15
Deputetja e LVV-së ironizon me opozitën: Sigurimet shëndetësore janë kry pardje nga PDK-LDK-AAK

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka ironizuar me opozitën në seancën e Kuvendit të enjten, ku po diskutohet për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore, transmeton "Kosova sot Online ".

Ajo është shfaqur veshur me një bluzë të bardhë, në të cilën shkruan “Sigurimet shëndetësore janë kry pardje nga PDK-LDK-AAK”. Më tej, shkruan se “Qysh kem tu nejt veç kur i ka nalë Qeveria Kurti”.

Ndërkohë, në këtë seancë ka pasur debate të shumta nga opozita, e cila ka akuzuar qeverisjen aktuale për degradim të sistemit publik shëndetësor.

(Kosova Sot Online )