Shikimi i çuditshëm që Zelensky ia bëri Vuçiqit dje në Tiranë

  • S.A /
  • 29 February 2024 - 12:49
Shikimi i çuditshëm që Zelensky ia bëri Vuçiqit dje në Tiranë

Thonë se një fotografi flet më shumë se një mijë fjalë dhe fotoja e mëposhtme mund të tregojë më së miri se çfarë mendon Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy për Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, transmeton "Kosova Sot Online ".

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndodhej dje në Tiranë për samitin e parë Ukrainë-Evropë Juglindore, ku u takua edhe me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

 

Por disa foto tërhoqën vëmendje. Nga vështirim i Zelenskyt mund të thuhet se ai nuk ka një mendim tepër të mirë për presidentin serb Vuçiq.

Kujtojmë se Serbia, është i vetmi vend në Evropë që nuk ka pranuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë që nga fillimi i agresionit mbi Ukrainën.

Foto: Armando Babani/AP

Zelensky në fjalën e  tij në Samitin në Tiranë ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për mbështetjen që Shqipëria i ka bërë vendit të tij.

Zelensky theksoi para liderëve se Evropa nuk duhet të ketë dinjitete të ndryshme, ku dikush ka paqe e dikush tjetër vuan.

Presidenti ukrainas tha se regjimi i Putinit duhet të humbas dhe se gjithçka që ai bën është përpjekje që diktatet e vjetra të vendosin se çfarë duhet të bëjnë kombet.

“Falënderoj Ramën për mbështetjen tuja personale dhe kombëtare. Është hera e dytë që takohemi në një format të tillë, i pari në Athinë. Vlerësoj mikpritjen dhe mundësinë për të diskutuar si mund të fuqizojmë të gjithë Europën. Tani po përcaktohet rrugëtimi që do ndjekë Europa në brezat e ardhshëm”.

“Nuk duhet të ketë Evropë me dinjitete të ndryshme, ku dikush të ketë paqe dhe dikush vuan, ose kur dikush meriton integrimin në aleanca të ndryshme dhe dikush mbetet pas. Ne duhet të bashkëpunojmë, pasi besojmë që çdo komb në Evropë meriton integrimin e plotë. Ukraina mbështet vendet tuaja në rrugën e integrimit dhe ju është mirënjohëse për mbështetjen që ju po na jepni në integrimin tonë. Ne e meritojmë të jemi pjesë e komunitetit evorpian dhe euroatlantik”, tha presidenti ukrainas. 

(Kosova Sot Online )