Kurti: Kosova dhe ky shtet do të vazhdojnë bashkëpunimin

  • A.P /
  • 29 February 2024 - 16:35
Kurti: Kosova dhe ky shtet do të vazhdojnë bashkëpunimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka zhvilluar një takim me sekretarin e Shtetit britanik për Irlandën Veriore, Chris Heaton-Harris, në rezidencën zyrtare “kështjella malore”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në postimin e tij në X, Kurti ka theksuar se në të dyja vendet, Kosovë dhe Irlanda Veriore, qytetarët e të gjitha komuniteteve duan një shoqëri të sigurt, të begatë dhe të integruar.

Ai ka bërë të ditur se kanë rëndë dakord për bashkëpunim të mëtejshëm mes Kosovës dhe Irelandës veriore, veçanërisht në fushat e ekonomisë dhe kulturës.

“Kënaqësi për t’u takuar me sekretarin e Shtetit britanik për Irlandën Veriore, Chris Heaton-Harris, në atë historike “Hills Castle”. Në të dyja, Kosovë dhe në Irlandën Veriore, qytetarët e të gjitha komuniteteve duan një shoqëri të sigurt, të begatë dhe të integruar. Ne ramë dakord të eksplorojmë bashkëpunim të mëtejshëm mes Kosovës dhe Irlandës Veriore në ekonomi dhe kulturë”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)