Hovenier: Qeveritë e Kosovës kanë bërë gjëra që kanë qenë të vështira

  • A.P /
  • 29 February 2024 - 18:00
Hovenier: Qeveritë e Kosovës kanë bërë gjëra që kanë qenë të vështira

Ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, ka deklauar që beson që Qeveria Kurti mund të marrë vendime dhe se e gjithë kjo varet vetëm nga vullneti politik, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kur e ka thënë këtë, Hovenier ka përmendur bashkëpunimin qe Qeveritë e kaluara kanë pasur me SHBA-në, para dhe pas pavarësisë, për çështjet të cilat kanë qenë sfiduese.

“Sigurisht që munden. Është çështje e vullnetit politik. Qeveritë e tjera të Kosovës e kanë bërë. Kam parë Qeveritë e Kosovës që kanë bërë gjëra që kanë qenë të vështira, për shkak të interesit të vendit dhe për shkak të çuarjes përpara të agjendës së përbashkët”, ka thënë Hovenier.

Ai tutje ka shtuar se pjesa më e madhe e punës së SHBA-së më Qeveritë e Kosovës që nga pavarësia dhe para saj, ka qenë se si të bëhen së bashku disa gjëra të vështira për të cilat është ditur se do të jenë sfiduese.

Hovenier thotë se nëse lexohet qartë deklarata e Jim O’Brien, bëhet e qartë se SHBA do një partneritet të fortë dhe të mirë me Kosovën dhe se Washingtoni zyrtarë dëshiron ta shoh Kosovën që të ecë përpara.

Megjithatë thekson se SHBA do të vazhdojë të ngrejë shqetësime, sa herë mendon se Qeveria po ndjek politika që e pengojnë vizionin e përbashkët.

(Kosova Sot Online)