Pas vendimit të Gjykatës Telekomit të Kosovës i bllokohen llogaritë bankare

  • A.P /
  • 29 February 2024 - 23:22
Pas vendimit të Gjykatës Telekomit të Kosovës i bllokohen llogaritë bankare

Pas vendimit të Gjykatës Komerciale lidhur me borxhin prej 5.7 milionë euro ndaj Z-Mobile, raportohet se Telekomit të Kosovës i janë bllokuar të enjten pasdite llogaritë bankare, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".


Telekomi i Kosovës ditë më parë e ka cilësuar antiligjor dhe të dëmshëm aktvendimin e Gjykatës Komerciale për kontestin nga vendimi i Arbitrazhit të 2016-s me kompaninë “Dardafon/Zmobile”, duke thënë se sipas këtij vendimi, hapen rrugë për bllokimin e llogarive bankare të Telekomit “dhe grabitjen e shumës prej mbi 5.7 milionë € të tjera”.
(Kosova Sot Online)