Sot shi me baltë në Kosovë, parashihen edhe erëra të fuqishme

  • E.K /
  • 01 March 2024 - 07:45
Sot shi me baltë në Kosovë, parashihen edhe erëra të fuqishme

Sot moti në Kosovë parashikohet që të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku priten edhe reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara mund të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër, të shoqëruara me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Si pasojë e prezencës së pluhurit saharian, reshjet e shiut do të përcillen edhe me baltë.

Siç njofton MeteoKosova era do të fryjë nga drejtimi i juglindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme në Rrafshin e Kosovës, me shpejtësi prej 15-70 km/h! Ka mundësi të ketë dëme materiale në zona të caktuara.

(Kosova Sot Online)