Talat Xhaferi: Imazhi i Kosovës në sytë e ndërkombëtarëve ka rënë

  • E.K /
  • 01 March 2024 - 08:04
Talat Xhaferi: Imazhi i Kosovës në sytë e ndërkombëtarëve ka rënë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, deklaroi se imazhi i Kosovës në sytë e ndërkombëtarëve nuk është në të njëjtat nivele që ka qenë para shumë kohësh, përcjell “Kosova Sot Online”.

Xhaferi tha se shqiptarët e Maqedonisë kanë dhënë kontribut që shteti i Kosovës të jetë shteti i Kosovës.

Xhaferi thotë se Kosova duhet të merret seriozisht me këtë çështje, dhe se raportet me ndërkombëtarët duhet të përmirësohen.

“Fatkeqësisht imazhi institucional i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës sot nuk është në nivelet që kanë qenë para shumë kohësh. Sot, ka shkuar në kontekstin negativ. Pra ne nuk na vjen mirë dhe nuk kënaqemi me këtë situatë. Ne na prekë, jemi të shqetësuar për faktin se vetë shqiptarët e Maqedonisë kanë dhënë kontribut që shteti i Kosovës të jetë shteti i Kosovës, të ngrihet në nivelin që duhet dhe nuk është aspekti im individual, por është ndjesia e shumë shqiptarëve në Maqedoni. Për faktin se kanë shumë kontribut shqiptarët nga Maqedonia dhe ne bashkëndjejmë aspektin e humbjes së imazhit që ka pasur paraprakisht Republika e Kosovës”.

“Duhet me u marrë drejtpërdrejt më shumë dhe për të rregulluar raportet. Ne nuk themi të pranohet me çdo kusht, por duhet të koncentrohen në përgjegjësi që na takojnë me vendet tona dhe jo me u marrë me fqinjët dhe statusin e fqinjësisë”, tha Xhaferi.

(Kosova Sot Online)