Para 32 vjetësh në Preshevë ishte votuar për autonomi dhe të drejtë bashkimi me Kosovën, Sinani publikon pamje të rralla

  • E.K /
  • 01 March 2024 - 09:20
Para 32 vjetësh në Preshevë ishte votuar për autonomi dhe të drejtë bashkimi me Kosovën, Sinani publikon pamje të rralla

Këshilltarja politike e Kryeministrit, Albin Kurti për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani, ka publikuar pamje të rralla kur ishte votuar në Preshevë në Referendumin për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në 32 vjetorin e këtij Referendumi, Sinani ka thënë se kjo është ngjarja që shënoi unitetin më të madh ndonjëherë ndër shqiptarët e Luginës.

Postimi i plotë:

Sot bëhen 32 vjet nga ngjarja që shënoi unitetin më të madh ndonjëherë ndër shqiptarët e Luginës.

Përvjetori i 32-të nga Referendumi i 1 dhe 2 marsit të vitit 1992.

Nën presionin e paparë të një regjimi famëkeq që mretëronte në ish-Jugosllavi, e i cili ishte në fillimet e tij, shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me vendosmërinë më të madhe kombëtare iu përgjigjën masivisht kësaj ngjarje historike.

Në mënyrë plebishitare u votua "PËR autonomi politike-territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën".

Mirënjohje e pafund për organizatorët e këtij Referendumi, duke filluar nga Riza Halimi, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Ali Ahmeti, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare e Ibrahim Kadriu, kryetarit të Kuvendit për Referendumin.

(Kosova Sot Online)