Kurti shfaqet me plis në kokë në takim me mërgimtarët në Irlandë

  • E.K /
  • 01 March 2024 - 10:17
Kurti shfaqet me plis në kokë në takim me mërgimtarët në Irlandë

Kryeministri Albin Kurti është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Irlandë, ku është takuar me mërgatën atje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Pamje nga ky takim ka ndarë Zyra e Kryeministrit, ku shihet Kurti me plis në kokë.

“Diaspora ka kontribuar e vijon të kontribuojë për Kosovën, dhe si Qeveri e kemi obligim që ta vendosim mërgatën në pozicion më të volitshëm e të eksplorojmë format e mundësitë për bashkëpunim. Mes shumë iniciativash, kryeministri përmendi edhe Fondin Sovran”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)