Gjobitet me 500 euro kompania që ndoti rrugët e kryeqytetit gjatë bartjes së materialeve

  • E.K /
  • 01 March 2024 - 12:00
Gjobitet me 500 euro kompania që ndoti rrugët e kryeqytetit gjatë bartjes së materialeve

Inspektorati i Kryeqytetit e ka gjobitur me 500 euro një kompani që ka ndotur rrugët e kryeqytetit, gjatë bartjes së materialeve për ndërtim, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryetari i Prishtinës, Përpararim Rama, ka thënë se këto gjoba do të vazhdojnë në secilin rast që ngasësit do të tregohen të pakujdesshëm e të papërgjegjshëm.

Rama tutje ka thënë se duhet treguar të kujdeshëm derisa bëhet bartja e materialit në ndërtim.

Rama ka shkruar se duhet ruajtur prona publike.

“Të nderuar qytetarë dhe kompani ndërtimi, ju lutemi të tregoheni të kujdesshëm derisa bartni materialet për ndërtim, mos dëmtoni rrugët e Kryeqytetit! Inspektorati i Kryeqytetit do të vazhdojë me gjoba në secilin rast që ngasësit do të tregohen të pakujdesshëm e të papërgjegjshëm. Ta ruajmë e të kujdesemi bashkë për pronën publike”, ka shkruar Rama.

(Kosova Sot Online)