Tahiri: Çështja e dinarit nuk duhej të ishte temë në Bruksel, kjo është çështje e brendshme

  • E.K /
  • 01 March 2024 - 13:23
Tahiri: Çështja e dinarit nuk duhej të ishte temë në Bruksel, kjo është çështje e brendshme

Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se çështja e dinarit nuk është dashur të diskutohet në Bruksel, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tahiri ka thënë sek kjo është çështje e brendshme.

Tahiri tha se kësaj çështje duhet t’i ipet një zgjidhje në Kosovë me partnerët tanë ndërkombëtar

“Nuk ka logjikë që një çështje e brendshme të bëhet temë ndërkombëtare”, ka thënë Tahiri.

“Euro është valuta e vetme në Kosovë. Për këtë temë duhet të ketë diskutime të brendshme në Kosovë dhe asesi tema e dinarit të kalojë temë në Bruksel. Kjo është çështje e brendshme, kësaj çështje duhet t’i ipet një zgjidhje në Kosovë me partnerët tanë ndërkombëtar. Ajo që duhet të bëjë qeveria është që këtë temë ta diskutojë në Kosovë me palë të interesuara, a është BE apo ShBA, duhet të diskutohet në Prishtinë, pse duhet të shkojmë në Bruksel për valutën e Kosovës?. Nuk ka logjikë që një çështje e brendshme të bëhet temë ndërkombëtare”, u shpreh Tahiri.

(Kosova Sot Online)