Konjufca ia jep “JO”-në e madhe Draftit të BE-së:Jemi krejtësisht në një situatë të re

  • E.K /
  • 01 March 2024 - 13:49
Konjufca ia jep “JO”-në e madhe Draftit të BE-së:Jemi krejtësisht në një situatë të re

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur për kërkesën e SHBA-së që Kosova ta çojë në Kushtetuese për verifikim Draftin e Asociacionit të propozuar nga Bashkimi Evropian, përcjell “Kosova Sot Online”.

Konjufca ka thënë se i vetmi obligim që ka Kosova është marrëveshja e vitit 2013

Kunjfuca tha se BE-ja nuk ka kompetencë t’i propozojë Kosovës Draft për Asociacionin.

“I vetmi obligim që e ka Kosova është marrëveshja e vitit 2013. Por unë mendoj që BE nuk e ka kompetencën me i propozu Asociacion Kosovës. Është gabim me mëndu që është kompetencë e BE-së, neve me na caktu, e kompetencë e jona vetëm me e dërgu në Kushtetuese”, ka thënë Konjufca.

“Ndoshta z.Hovenier e ka pasur fjalën që Kosova ta propozojë një Draft të Asociacionit, kjo është temë tjetër. Unë e kam kuptu që Kosova me iu drejtu Kushtetueses më një Draft. Po ashtu mund të ishte procesi. Por nuk mendoj që është kompetnecë e BE-së me i propozu Draft Kosovës, edhe nuk mendoj që Kosova duhet vec gaditun me nejt edhe me e cu Draftin në Kushtetuese.

Nuk shkruan kërkun, nuk është obligative për Kosovën. Vec marrëveshja e 2013, 2015 janë obligative. Ajo është shpallur anti-kushtetuese. Dhe tani jemi krejtësisht në një situatë të re”, ka thënë Konjufca.

(Kosova Sot Online)