Romano: Një Kosovë e qëndrueshme është thelbësore për stabilitetin rajonal

  • A.P /
  • 01 March 2024 - 16:05
Romano: Një Kosovë e qëndrueshme është thelbësore për stabilitetin rajonal

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse Ushtarake të NATO-s në Beograd, Giampiero Romano një intervistë për (EWB) ka thënë se rajoni ka bërë një rrugë të gjatë që nga konfliktet në vitet 1990, megjithatë, ka ende arsye për shqetësim sepse situata në Kosovë është e qetë, por ajo mbetet e brishtë, shkruan N1, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai kë përmendur rritjen e tensioneve dhe dhunës vitin e kaluar, duke përfshirë sulmet e paprovokuara dhe të papranueshme ndaj trupave të KFOR-it majin e kaluar, dhe sulmet ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë shtatorin e kaluar.

Romano tha se nuk ka pasur përparim të vërtetë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, duke theksuar se të gjitha palët duhet të përmbahen nga veprimet përshkallëzuese dhe retorika përçarëse dhe të riangazhohen në mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian (BE).

“Një Kosovë e qëndrueshme është thelbësore për stabilitetin rajonal dhe për sigurinë tonë, theksoi ai.

Ai  ka thënë se dhuna e majit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në të cilën u plagosën 93 trupa të NATO-s dhe dhuna e rëndë ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë janë të papranueshme dhe shtoi se duhet të vërtetohen faktet dhe autorët të sillen para drejtësisë.

“Prishtina dhe Beogradi duhet të ndërmarrin hapa konkretë për të de-përshkallëzuar situatën dhe të përmbahen nga sjelljet e mëtejshme të papërgjegjshme”, ka deklaruar Romano.

Ai shtoi se NATO mirëpret hapat e fundit pozitivë për targat dhe zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë dhe u bëri thirrje të dyja palëve që të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE, “si e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komunitetet”.

(Kosova Sot Online)