I kërkuar nga Interpoli, konfirmohet arrestimi i kryeshefit të KRU Gjakova

  • A.P /
  • 01 March 2024 - 17:45
I kërkuar nga Interpoli, konfirmohet arrestimi i kryeshefit të KRU Gjakova

Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar se Kryeshefi i KRU Gjakova, Hasan Krasniqi, është arrestuar në Bullgari. MPJ ka thënë se ai është ndaluar më 19 shkurt, në pikëkalimin kufitar “Gyushevo”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës konfirmon se në mbështetje të informatave zyrtare të pranuara nga Ministria e Jashtme e Republikës së Bullgarisë, shtetasi i Republikës së Kosovës (H.K)  është ndaluar më datën 19 shkurt, 2024 në Pikën e kalimit të kontrollit kufitar “Gyushevo””, ka thënë MPJ.

I njëjti është ndaluar pasi ka qenë në kërkim nga Interpoli.

“Shtetasi i Republikës së Kosovës është ndaluar pasiqë i njëjti supozohet të jetë person i kërkuar nga Interpoli”, thuhet në përgjigje.

(Kosova Sot Online)