Kurti takon ministrin irlandez Burke

  • A.P /
  • 01 March 2024 - 18:26
Kurti takon ministrin irlandez Burke

Nga ministri irlandez për Çështje Evropiane, Peter Burke, është pritur sot në takim kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, 
transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kurti ka diskutuar për kërkesën për largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Irlandës në proceset integruese dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Marrëdhëniet dypalëshe, integrimi evropian dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës ishin temat kryesore të takimit. Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të Irlandës në proceset integruese dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.  Ai foli veçanërisht për reformat demokratike përgjatë qeverisjes së deritanishme, rezultatet e të cilave janë mbështetur edhe nga raportet e organizatave të rëndësishme e të besueshme ndërkombëtare, dhe për objektivat e Qeverisë për vitin 2024 në kontekstin e integrimeve evropiane. Theks të veçantë iu dha kërkesës për largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës dhe  mundësisë që Plani i Rritjes së BE-së paraqet për secilin nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e ZKM-së. 

(Kosova Sot Online)