Osmani takohet me presidentin e Guinea, flasin për thellimin e marrëdhënieve

  • A.P /
  • 01 March 2024 - 19:05
Osmani takohet me presidentin e Guinea, flasin për thellimin e marrëdhënieve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Turqi ka takuar presidentin e Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embaló, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Teksa ka njoftuar për takimin, Osmani ka thënë se kanë biseduar për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Guinea Bissau.

“Gjatë takimit tonë të pestë së bashku, diskutuam për potencialin e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve tona”, ka shkruar presidentja në një postim në rrjetin social “X”.

(Kosova Sot Online)