Dy muaj nga arrestimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së nga autoritetet serbe

  • A.P /
  • 01 March 2024 - 19:20
Dy muaj nga arrestimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së nga autoritetet serbe

Po bëhen dy muaj nga arrestimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Merdar. Avokati i familjes së tij , Xhevdet Smakiqi konsideron se ndaj tij është ushtruar dhunë fizike, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Në vazhdimësi jemi në kontakt me avokatin që sipas detyrës zyrtare e ka caktuar shteti serb. Atij me datën tre mars i skadon muaji i dytë që po mbahet i kidnapuar dhe informacionet e fundit janë shqetësuese për faktin se pas vizitës që e ka pasur nga familjarët kanë vërejtur një hematomë mbi vetull të Hasan Dakaj, ku nuk dihet se nga çka i është shkaktuar. Ne konsiderojmë që ndaj tij është ushtruar dhunë fizike”, tha . Avokati Smakiqi theksoi se kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës, MPJD, i ngarkuari me punë në Beograd që ta informojnë çdo organizatë ndërkombëtare, ndërmjetësit në Bruksel, Fondin për të Drejtën Humanitare në Serbi, si dhe Kryqin e Kuq për rastin e tij.

“Do të kërkojmë tani si avokat i familjes së Hasan Dakajt që të shkojë në vizitë edhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtarë, apo organizatat tjera që merren me mbrojtën e të drejtave dhe lirive të njeriut në mungesë të një kujdesi nga qeveria dhe shteti jonë”, deklaroi ai Smakiqi theksoi se familja Dakaj është e shqetësuar edhe për faktin se komunikimi me të përveç vizitës që i është lejuar bashkëshortesdhe djalit të tij , nuk ka ndonjë komunikim të rregullt.

Sipas tij, mbajtja në paraburgim respektivisht kidnapimi i tij në nënkupton që ai është në rrezik edhe për jetë.“Shpresojmë që Qeveria e Serbisë e kanë kidnapuar gabimisht sepse nuk e ka identifikuar askush Hasan Dakajn si të dyshuar për rastin për të cilin pretendon Prokuroria e Serbisë”, nënvizoi ai.

(Kosova Sot Online)