Rrebeshe shiu e bubullima, parashikimi i motit për fundjavë dhe dy javët e ardhshme

  • S.A /
  • 02 March 2024 - 07:31
Rrebeshe shiu e bubullima, parashikimi i motit për fundjavë dhe dy javët e ardhshme

Mot i ndryshueshëm pritet të mbajë sot në vend, sa me vransira e sa me intervale me diell, sipas “Mendimi për motin”.

Orëve të pasdites priten edhe zhvillime të rrebesheve të shkurta shiu, me ndonjë bubullimë, kryesisht përreth viseve malore, transmeton "Kosova Sot Online ".

Temperaturat minimale zbresin në 5C e 7C, ndërsa gjatë ditës maksimalet shkojnë deri në 14C e 16C.

Ndërkohë, pritet rritje e temperaturave gjatë ditës së diele.

“Intervale më të gjata me diell pritet të kemi ditën e diel, me një rritje të temperaturave deri në 15C e 17C.  Nga dita e hënë shtim i vransirave, e të martën priten edhe të reshura shiu kohëpaskohe.  Temperaturat zbresin edhe në 10C.

Me qetësimin e erërave në fundjavë, ndotësit ajror mund të mbesin me koncentrime më të rritura pranë sipërfaqes, kryesisht orëve të mbrëmjes ku indeksi mund të kaloj edhe në vlera të dobëta, derisa gjatë ditës indeksi qëndron kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online )