Pejë: Gjendet një trup njeriu në një gropë të mbushur me ujë

  • E.K /
  • 02 March 2024 - 08:38
Pejë: Gjendet një trup njeriu në një gropë të mbushur me ujë

Policia ka bërë me dije se në një gropë të mbushur me ujë, të thellë 2-3 metra, është gjetur një trup njeriu në Pejë, përcjell "Kosova Sot Online".

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.

“HETIM I VDEKJES – Pejë. Më 01.03.2024 dëshmitari mashkull kosovar, ka informuar se në një gropë të mbushur me ujë, të thellë rreth 2-3 metra është një trup njeriu. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)