Policia jep detaje për zjarrin që shpërtheu në një banesë në Prishtinë

  • E.K /
  • 02 March 2024 - 09:04
Policia jep detaje për zjarrin që shpërtheu në një banesë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që shpërtheu dje në një banesë në rrugën në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në raportin 24 orësh thuhet se njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit i janë përgjigjur vendit të ngjarjes ku është bërë evakuimi i një pjese të banorëve të ndërtesës.

Nuk raportohet për të arrestuarm, ndërsa rasti është në hetime.

“Rr. Shaqir Igrishta, Prishtinë 01.03.2024 – 16:16. Policia ka pranuar një informatë se një zjarr ka shpërthyer në një banesë. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit i janë përgjigjur vendit të ngjarjes ku është bërë evakuimi i një pjese të banorëve të ndërtesës. Zjarri është shuar nga ana e zjarrfikësve. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)