Ministri Murati zbulon listat: Mbi 61 mijë familje përfituan subvencionim të faturave të energjisë

  • S.A /
  • 02 March 2024 - 12:22
Ministri Murati zbulon listat: Mbi 61 mijë familje përfituan subvencionim të faturave të energjisë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se edhe gjatë këtij muaji po vazhdon subvencionimi i energjisë elektrike në kuadër të pilotimit të programit për mbështetjen e familjeve të cenueshme, transmeton "Kosova Sot Online".

Murati tha se ky program mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian.

“Mbi 61 mijë familje që kanë përmbushur kriteret kanë përfituar në kuadër të të dyja grupeve përfituese. Programi mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian, në kuadër të pakos mbështetëse për tejkalimin e krizës energjetike”, ka deklaruar  Murati ,

(Kosova Sot Online  )