Kurti fluturon drejt Italisë pas një jave qëndrim në Mbretëri të Bashkuar

  • E.K /
  • 02 March 2024 - 12:47
Kurti fluturon drejt Italisë pas një jave qëndrim në Mbretëri të Bashkuar

Zyra për Media e Kryeministrisë ka njoftuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas vizitës që ka realizuar në Mbretërinë e Bashkuar do të udhëtojë për në Romë të Italisë ku do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropian (PES), përcjell “Kosova Sot Online”.

Ky kongres do të jetë i përqendruar rreth zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit 2024.

“Aty, kryeministri Kurti do të takohet me kryetarë të partive simotra anëtare të PES-it, me kandidatë të rinj, si dhe me anëtarë të sotëm të grupit të Parlamentit evropianë Socialistë & Demokratë (PES)”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)