Krasniqi takohet me Lajçakun, i kërkon të luaj rol ndihmues për t’ia hequr masat Kosovës

  • E.K /
  • 02 March 2024 - 13:18
Krasniqi takohet me Lajçakun, i kërkon të luaj rol ndihmues për t’ia hequr masat Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar në Antalia të Turqisë emisarin për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kransiqi ka shkruar se në këtë takim kanë biseduar për zhvillimet politike në Kosovë.

Tutje, Krasniqi tha se Lajçakut i ka shprehur shqetësim për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës dhe ka kërkuar nga Lajcak që të luaj rol ndihmues në heqjen e masave.

Krasniqi ka thënë se orientimi euro-atlantik i qytetarëve dhe Kosovës s’ka alternativë dhe është i pakthyeshëm.

Postimi i plotë:

Në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalisë, takova edhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Bashkë diskutuam për zhvillimet politike në Kosovë. Emisarit Lajçak i shpreha shqetësimin për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës dhe kërkova nga ai që të luaj rol ndihmues për heqjen e tyre.

Orientimi euro-atlantik i qytetarëve dhe shtetit tonë është i paalternativë dhe i pakthyeshëm.

(Kosova Sot Online)