Analistja amerikane: Moska e Beogradi po përgatitin sërish kaos në Kosovë e Bosnje së shpejti

  • E.k /
  • 02 March 2024 - 14:12
 Analistja amerikane: Moska e Beogradi po përgatitin sërish kaos në Kosovë e Bosnje së shpejti

Analistja amerikane, Ivana Stradner, ka publikuar disa “screenshot” që thotë se janë analiza të një organizate pro-ruse “Rybar” që merret me analiza ushtarake, përcjell “Kosova Sot Online”.

Aty Stradner thotë se janë shënuar lëvizjet e inteligjencës amerikane në Serbi në ditët e fundit.

Strander ka shkruar se ata parashikojnë një përshkallëzim të ri në Ballkan.

Stradner thotë se kjo do të thotë se Moska dhe Beogradi po përgatisin sërish kaos në Kosovë dhe Bosnjë së shpejti.

“Rybar, një kanal analizash ushtarake pro-Kremlinit në Telegram, ka publikuar aktivitetet e inteligjencës amerikane në Serbi gjatë ditëve të fundit.

Ata parashikojnë një përshkallëzim të ri në Ballkan. Epo… do të thotë se Moska dhe Beogradi po përgatisin sërish kaos në Kosovë dhe Bosnjë së shpejti”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)