Tërhiqet trupi i pajetë nga gropa me ujë në Pejë

  • E.K /
  • 02 March 2024 - 14:38
Tërhiqet trupi i pajetë nga gropa me ujë në Pejë

Njësiti i FSK’së ka tërhequr trupin e pajetë, për të cilin dje një person e informoi Policinë e Kosovës se ndodhej në një gropë të mbushur me ujë në Pejë, transmeton "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se trupi është dërguar për obduksion.

“Është tërheq trupi i pajetë nga gropa në Pejë nga njësit kompetent, ai i FSK’së. Trupi është dërguar për obduksion. Rasti është cilësuar “Hetim i vdekjes”.”, tha Gashi.

Për rastin ka njoftuar sot Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

“HETIM I VDEKJES – Pejë. Më 01.03.2024 dëshmitari mashkull kosovar, ka informuar se në një gropë të mbushur me ujë, të thellë rreth 2-3 metra është një trup njeriu. Rasti në hetime”, u tha në raport.

(Kosova Sot Online)