Prishtinë: Konfiskohen mbi dy mijë euro false

  • E.K /
  • 02 March 2024 - 16:55
Prishtinë: Konfiskohen mbi dy mijë euro false

Policia e Kosovës ka konfiskuar mbi 2 mijë euro false në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një zyrtar i një banke, ka njoftuar se në intervalin kohor 3 mujorë në bankë janë deponuar kartëmonedha dhe monedha të ndryshme në vlerë totale prej 2053 euro.

Rasti ka ndodhur ditën e premte.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Ndërsa, rasti është në hetime.

Njoftimi i policisë:

FALSIFIKIM I PARASË

Rr. Ukshin Hoti, Prishtinë 01.12.2023-01.03.2024 – 08:00-16:00. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i një banke, ka njoftuar se në intervalin kohor 3 mujorë në bankë janë deponuar kartëmonedha dhe monedha të ndryshme në vlerë totale prej 2053 euro që dyshohet se janë të falsifikuara. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime.

(Kosova Sot Online)