Njihuni me parashikimin e motit për sot

  • A.P /
  • 03 March 2024 - 08:55
Njihuni me parashikimin e motit për sot

Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku në momente të caktuara pritet lokalisht të ketë reshje të pakta bore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 5°C. 

(Kosova Sot Online)