Publikohet logoja për shënimin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK’së

  • A.P /
  • 03 March 2024 - 11:03
Publikohet logoja për shënimin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK’së

Qeveria e Kosovës e ka prezantuar logon për shënimin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK’së,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 në Prekaz të Skenderajt forcat serbe sulmuan shtëpitë e familjes Jashari, duke vrarë 55 anëtarë të familjes Jashari.

Këtij sulmi i kishte mbijetuar vetëm Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia kishte dalë që mes datës 5-6 mars të largohej nga rrethina dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila kishte parë dhe përjetuar tmerrin, derisa ishin duke u vrarë anëtarët e familjes së saj.

(Kosova Sot Online)