Dy kosovarë arrestohen në Tiranë, kjo është arsyeja

  • A.P /
  • 03 March 2024 - 12:03
Dy kosovarë arrestohen në Tiranë, kjo është arsyeja

Një armë zjarri – pistoletë, është transportuar nga Kosova në Shqipëri, me qëllim për t’u shitur atje. Informatat i kishte siguruar inteligjenva policore dhe si rezultat i tyre, dy kosovarë u kapën në flagrancë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia shqiptare njofton se ka arrestuar R. F., 19 vjeç banues në Vushtri dhe A. A., 19 vjeç banues në Mitrovicë.

Lidhur me rastin, policia njofton se në automjetin e tyre u gjetën:

“Arma e zjarrit, krëhri, municioni luftarak, silenciatori, automjeti dhe një aparat celular”, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia thotë se po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.


(Kosova Sot Online)