Pasi gruaja e raportoi arrestohet një person në Gjakovë

  • A.P /
  • 03 March 2024 - 12:35
Pasi gruaja e raportoi arrestohet një person në Gjakovë

Në Stacionin Policor në Gjakovë, me datën 01.03.2024, një grua kishte raportuar se bashkëshorti i saj i kishte shkaktuar dhunë psikike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë filluar me hetimin e rastit.

Pas një pune operative dhe hetimore, sot ka rezultuar me lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i lindur në vitin 1991”, njofton policia.

Lidhur me rastin hetuesit policor, kanë arritur të sigurojnë informacion se i dyshuari, përveç që dyshohej për dhunë në familje, kishte edhe armë në mënyrë të paautorizuar, me ç’rast në posedim të tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë ajrore dhe një armë zjarri e shkurtër (pistoletë) me një karikator.

“Pistoletën dyshohet se e kishte përdorur me rastin e festimit të vitit të ri”, vijon njoftimi i policisë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “dhunë në familje”, “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

(Kosova Sot Online)