Dy gra rrahin një burrë në Prishtinë, arrestohet një femër

  • E.K /
  • 04 March 2024 - 09:18
Dy gra rrahin një burrë në Prishtinë, arrestohet një femër

Një burrë në Prishtinë ka qenë viktimë e dhunës psikike e fizike të ushtruar ndaj tij nga dy femra, përcjell “Kosova Sot Online”.

Personi në fjalë ka raportuar se të dyshuarat femra kosovare kanë ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj tij.

Për shkak të rastit, njëra nga femrat është arrestuar dhe e njëjta është liruar me vendim të prokurorit.

“Prishtinë 03.03.2024, 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuarat femra kosovare kanë ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj tij. Lidhur me rastin është arrestuar njëra e dyshuar dhe e njëjta pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë PK’ja.

(Kosova Sot Online)