Hapet baza e re ajrore e NATO-s në Kuçovë

  • E.K /
  • 04 March 2024 - 11:01
Hapet baza e re ajrore e NATO-s në Kuçovë

Ministri i Mbrojtjes të Shqipërisë, Niko Peleshi, njoftoi sot hapjen e bazës ushtarake ajrore të Kuçovës, transmeton “Kosova Sot Online”.

Në fjalën e tij në ceremoninë e përurimit të bazës së re të NATO-s në Kuçovë, Peleshi ka deklaruar se do jetë baza kryesore e Forcave Ajrore të Shqipërisë ndërsa theksoi se kjo është një pikë strategjike për Aleancën dhe për rajonin.

“Sot deklarojmë zyrtarisht hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë. Një ekip i jashtëzakonshëm ka punuar ditë e natë për ngritjen e kësaj baze. Erdhi koha që në Kuçovë të ndihet jehona e avionëve të NATO-s”, nënvizoi Peleshi.

(Kosova Sot Online)