Prishtinë: Arrestohet një person për grabitje në tentativë

  • E.K /
  • 04 March 2024 - 11:50
Prishtinë: Arrestohet një person për grabitje në tentativë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për grabitje në tentative, përcjell “Kosova Sot Online”.

Personi i dyshuar është arrestuar në flagrancë, në një barnatore në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se i arrestuari dyshohet se është përfshirë edhe në raste tjera të natyrës së njëjtë.

“Arrestohet një person për grabitje në tentativë. Sot rreth orë 10:30, nga zyrtarët policor të stacionit Jugu në Prishtinë, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të grabitjes së mbetur ne tentativë. Personi i dyshuar është arrestuar në flagrancë, në një barnatore në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Ndaj tij kanë filluar procedurat nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, i njëjti dyshohet të jetë i përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë”.

(Kosova Sot Online)