Ndalimi i dinarit, Petkoviq i ankohet ambasadores gjermane në Serbi

  • E.K /
  • 04 March 2024 - 14:22
Ndalimi i dinarit, Petkoviq i ankohet ambasadores gjermane në Serbi

Drejtori i zyrës për propagandë kundër Kosovë, e ashtuquajtur “zyre serbe për Kosovën”, Petar Petkoviq, në një takim me ambasadoren gjermane në Serbi, Anke Konrad ka pretenduar se “arsyeja e vërtetë” e vendimit për heqjen e dinarit është “dëbimi i serbëve nga Kosova dhe shfuqizimi i institucioneve të Republikës së Serbisë në Kosovë”, pretendohet në kumtesën e kësaj zyreje.

Petkoviq ka thënë se tema e bisedës në Bruksel ishte, sipas fjalëve të tij, “vendimi krejtësisht i paarsyeshëm dhe i rrezikshëm i Albin Kurtit për ndalimin e dinarit dhe me këtë mënyrë të sjellë në pikëpyetje pagesën e pagave, pensioneve dhe përfitimeve sociale për 100.000 serbë”, raporton portali serb “kosovonline”.

“Është e qartë se arsyeja e vërtetë e vendimit për heqjen e dinarit si mjet pagese dhe transaksionesh pagese me Serbinë është dëbimi i serbëve nga Kosova dhe shfuqizimi i institucioneve të Republikës së Serbisë në Kosovë”, është ankuar Petkoviq.

Nuk raportohet se çfarë ka deklaruar ambasadorja gjermane në lidhje me këtë propagandë boshe të Petkoviqit.

(Kosova Sot Online)