Hapja e bazës në Kuçovë, Maqedonci: Është mesazh i NATO-s për Ballkanin Perëndimor

  • E.K /
  • 04 March 2024 - 14:31
Hapja e bazës në Kuçovë, Maqedonci: Është mesazh i NATO-s për Ballkanin Perëndimor

Në Kuçovë sot është bërë përurimi i bazës ushtarake të NATO-s, ku në ceremoninë e përurimit ka marrë pjesë edhe ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, përcjell “Kosova Sot Online”.

Maqedonci tha se përurimi i kësaj baze është mesazh i NATO-s për Ballkanin Perëndimor.

“Vlerësoj që për Shqipërinë në veçanti, por edhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor ka rëndësi të madhe strategjike prezenca e një baze të tillë taktike ajrore në Shqipëri. Veçanërisht për të krijuar një ambient të sigurt në Ballkanin Perëndimor, por në të njëjtën kohë për të frenuar rrezikun që mund të vijë nga kundërshtarët e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)