Ja kur do të inaugurohet objekti i ri i 'Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve'

  • A.P /
  • 04 March 2024 - 16:03
Ja kur do të inaugurohet objekti i ri i 'Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve'

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nesër do të inaugurohet objekti i ri i Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në njoftim thuhet se në ceremoni do të marrë pjesë kryeministri Kurti, ministri Sveçla dhe u.d i drejtorit të Agjencisë për Regjistrim Civil, Blerim Camaj.

“Ministria e Punëve të Brendshme, nesër zyrtarisht do të inaugurojë objektin e ri të Departamentit për Prodhimin e Dokumente, i cili është në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil. Në inaugurimin e objektit do të marrin pjesë: Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, si dhe u.d drejtori i Agjencisë për Regjistrim Civil, z. Blerim Camaj.”

Ceremonia do të mbahet nga ora 08:30 në objektin e ish Rilindjes që është njohur edhe si objekti i televizionit 21.

(Kosova Sot Online)