Gati seanca solemne për shënimin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK’së

  • A.P /
  • 04 March 2024 - 16:24
Gati seanca solemne për shënimin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK’së

Nesër nga ora 10:00, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne. E vetmja pikë e rendit të ditës është shënimi i 26 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo është bërë e ditur nga Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun në Kuvendin e Kosovës.

Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 në Prekaz të Skenderajt forcat serbe sulmuan shtëpitë e familjes Jashari, duke vrarë 55 anëtarë të familjes Jashari.

Këtij sulmi i kishte mbijetuar Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia kishte dalë që mes datës 5-6 mars të largohej nga rrethina dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila e kishte përjetuar tmerrin.


(Kosova Sot Online)