Ky është personi i cili u plagos në Prishtinë

  • A.P /
  • 04 March 2024 - 16:36
Ky është personi i cili u plagos në Prishtinë

Sipas mediave, incidentit që ndodhi sot në Prishtinë, ku mbeti i plagosur një person dyshohet se i parapriu një konflikt verbal mes të dyshuarve dhe viktimës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky i fundit u sulmua dhe u qëllua me armë zjarri nga të dyshuarit, të cilët akoma nuk janë identifikuar. Policia e ka konfirmuar rastin dhe ka njoftuar se tashmë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plagosjes.

Personi që u plagos me armë zjarri është Pajtim Gashi, i cili dyshohet se fillimisht është sulmuar në kokë e pastaj është qëlluar me armë në këmbë.

Gashi është anëtar i familjes së njohur si “Capat”.

Personat e dyshuar që janë përfshirë në këtë rast janë arratisur nga vendi i ngjarjes me një veturë të tipit ‘BMW’ e kuqe.

Në vendin ku ndodhi rasti, zyrtarët policorë kanë gjetur rreth 5 gëzhoja, që dyshohet se janë të armës që u përdor.

(Kosova Sot Online)