Gjenerali i NATO-s: Shqipëria e gatshme të marrë më shumë përgjegjësi

  • A.P /
  • 04 March 2024 - 17:45
Gjenerali i NATO-s: Shqipëria e gatshme të marrë më shumë përgjegjësi

Në ceremoninë e inaugurimit të bazës ajrore taktike të NATO-s në Kuçovë i pranishëm ishte edhe përfaqësuesi i lartë i aleancës, Gjeneral Lejtnan Pablo Sánchez de Lara që është komandanti i Qendrës së Kombinuar të Operacionit Ajror të NATO-s në Bazën Ajrore të Spanjës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai u shpreh se përurimi i bazës ajrore të Kuçovës dëshmon angazhimin e NATO-s në rajon.

“Përurimi i bazës ajrore të Kuçovës dëshmon se aleanca jonë me një qasje 360 gradëshe është e angazhuar mjaft në këtë rajon dhe si koalicion ne marrim në konsideratë angazhimet e Shqipërisë për sigurinë e NATO-s si e tërë. Nëse hedhim sytë rreth nesh, nëse hedhim sytë kësaj baze të re është e dukshme se Shqipëria është më shumë se sa kurrë e gatshme që të marrë më shumë përgjegjësi për të mbrojtur sigurinë e paqen mes të tjerash edhe prej këtij vendi”, tha ai.

Sipas gjeneralit, kjo bazë do të jetë në përputhje me standardet e NATO-s dhe do të përmirësojë ndërveprueshmërinë, rezistencën dhe bashkëveprimin në kuadër të aleancës.

(Kosova Sot Online)