Rohde: Kosova duhet t’i bëjë detyrat e saj dhe kjo është ajo që mendoj me vendimet e duhura

  • A.P /
  • 04 March 2024 - 17:50
Rohde: Kosova duhet t’i bëjë detyrat e saj dhe kjo është ajo që mendoj me vendimet e duhura

Ambasadori i Gjermanisë Jorn Rohde i është drejtuar Ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, gjatë një diskutimi në një panel në kuadër të konferencës ”Urëzimi i Ballkanit Perëndimor: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rohde është njëri nga diplomatët që insiston më së shumti që Kosova të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’ia regjistruar pronën Manastirit të Deçanit.

Kushtet për anëtarësim i ka përmendur përsëri duke kërkuar që Kosova t’i bëjë detyrat e shtëpisë.

“Ministre merrni vendimet e duhuara në kohën e duhur” ka thënë diplomati gjerman teksa e ka përmendur anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“ Jeni para portës, i dimë kushtet që janë vendosur nga të gjithë pra Kosova duhet t’i bëjë detyrat e saj dhe kjo është ajo që mendoj me vendimet e duhura. Kemi shtyrë për këtë çështje vitin e kaluar shumë dhe secili e di se çfarë duhet bërë” ka theksuar Rohde.

(Kosova Sot Online)