Muhaxheri: Qeveria e Albin Kurtit po i gënjen qyetarët që po punojnë më lirë

  • A.P /
  • 04 March 2024 - 21:09
Muhaxheri: Qeveria e Albin Kurtit po i gënjen qyetarët që po punojnë më lirë

Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri, ka deklaruar se Qeveria e Albin Kurtit “po i gënjen qyetarët që po punojnë më lirë”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai përmendi rastin e autostradës së Dukagjinit, që Qeveria preferon zgjerimin e rrugës ekzistuese.

Sipas Muhaxherit, kjo nuk kushton më lirë, sepse vetëm një segment kushton 40 milionë euro.

“Rrugën e vjetër duhet me hy me shpronësu prapë, me zgjeru prapë dhe  ka thënë se ka me na kushtu më lirë. Pse ka me na kushtu më lirë se ajo ka qenë e projektune më shtrenjtë dhe tash kanë thënë hajde ta bëjmë një segment, dhe po jau shesin qytetarëve si ne kemi me punu më lirë. Çka ke me punu më lirë, e ke vendosur vetëm një segment 40 milionë euro dhe ende nuk e ke nis”, ka thënë ai. 

(Kosova Sot Online)