Gashi i dërgon mesazh Isa Mustafës

  • A.P /
  • 04 March 2024 - 21:52
Gashi i dërgon mesazh Isa Mustafës

Analisti Shkëlzen Gashi ka deklaruar se në vitin 2013 kishte lobuar me “mish e me shpirt” që me humb si kryetar i Prishtinës, Isa Mustafa, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Por tani ai tha se kryetari më i mirë i kryeqytetit që nga paslufta ka mbetur pikërisht Isa Mustafa.

“Pas Isa Mustafës e sollën “Harvardin” (Shpend Ahmetin), për 8 vjet e shkatërroi më zi se ai”, tha Gashi në Pressing.

“E rrëzuam edhe Shpendin, qe po e bijmë Londrën – Përparim Ramën, që dy vjet ka ardhë njeri i LDK-së në krye të Prishtinës nuk po është në gjendje me mshelë bërllogun, nuk po është në gjendje qentë endacake mi hekë”.

“Dmth, nëse është t’u na pa. Isa Mustafa është kryetari më i mirë që e ka pas Prishtina prej masluftës”, tha Gashi .

(Kosova Sot Online)