Mot i vranët dhe me shi sot në Kosovë

  • E.K /
  • 05 March 2024 - 08:18
Mot i vranët dhe me shi sot në Kosovë

Reshje shiu pritet të ketë sot kryesisht nga pjesë jugperëndimore të vendit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Paradite në pjesë tjera reshjet pritet të pushojnë, e të paraqiten lokalisht pasdite më vonë.

Në vise malore, përreth Sharrit, priten edhe të reshura dëbore. Temperaturat minimale zbresin në 6C e 7C, e ato maksimale shkojnë deri në 12C e 13C. Do të fryjë erë veriore mesatare 5-10m/s, me hove deri në 12m/s, njofton Prishtina Weather.

(Kosova Sot Online)