Detaje nga gjuajta me armë mbrëmë në Prishtinë

  • E.K /
  • 05 March 2024 - 08:31
Detaje nga gjuajta me armë mbrëmë në Prishtinë

Policia ka marrë informatënse për të shtëna me armë dy lokacione afër rrugës “Bedri Shala” mbrëmë rreth orës 21:40 në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Floria Ahmeti, tha se “menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.

Policia është në kërkim të personave të dyshuar.

(Kosova Sot Online)